Fillimi  |  Kryesia  |  Veprimtaritė  |  Plan-Programi  |  Historia  |  Shkollat  |  Statusi  |  Kontakt 

Board Member  |  Activities  |  Program  |  History  |  Schools  |  Status  |  Contact Us  |  Webmail

 

 


 

 
 

 

FESTIMI I PAVARESISE SE KOSOVES E SHEN VALENTINIT

Te nderuar bashkatdhetare,

Me rastin e pervjetorit te dyte te Kosoves se Pavarur si dhe festes se
bukur te Shen Valentinit, shoqata shqiptaro-kanadeze e Torontos ju fton te
gjitheve te kalojme nje mbremje festive:

Vendi: Capitol Banquet Centre
6435 Dixie Road, Mississauga, ON L5T 1X4
Harta: http://tiny.cc/cxMLz
Data: E diel, 14 Shkurt 2010
Ora: 18:00

Darkë e plotë, muzikë dhe DJ, dhurata e surpriza,vallëzim.

Biletat për Darkën janë: $40 për të rritur dhe $20 për fëmijët deri 12
vjeç. Pijet alkoolike nuk janë përfshirë në çmim.

VINI RE: KONTRIBUTI JUAJ SHKON PËR SHOQATEN DHE KOMUNITETIN!

Për rezervime biletash ose tavolinash kontaktoni ne numrat:
416-503-4704; 416-364-7776 ext.193; 647-296-3768; 416-876-7665

Faleminderit.

Kryesia e Shoqates

__________________________

 

Te dashur vellezer e motra bashkatdhetare,

Kemi ndjekur me shume shqetesim situaten e jashtezakonshme te diteve te fundit ne pjesen veriore te Shqiperise qe ka shkaktuar nje katastrofe te papare ujore per me shume se 11000 hektare toke dhe mbi 2500 familje shqiptare te asaj zone jane permbytur.
Sic mund ti keni pare fotot nga terreni, familjet kane nevoje emergjente per ndihme. Edhe pse jemi larg, zemren e kemi atje tek vendi yne dhe solidarizohemi me familjet shqiptare ne kete fatkeqesi natyrore.

Shoqata shqiptaro-kanadeze ka hapur nje llogari bankare per te mbledhur nje fond financiar ndihme i cili do tju dergohet familjeve te permbytura shqiptare nepermjet Kryqit te Kuq Kanadez me te cilin shoqata po bashkepunon.

Kontributet tuaja mund ti dergoni me çek:

PAID TO: ALBANIAN CANADIAN COMMUNITY ASSOCIATION
MAILING ADDRESS: Albanian Canadian Community Association
                 26 Six Point Road, Toronto ON M8Z 2W9
VINI RE:  Shenoni emrin dhe adresen tuaj postare per Tax Receipt.

Per te gjithe kontribuesit, Kryqi i Kuq Kanadez do te leshoje Tax Receipt.

Ju bejme thirrje te gjitha familjeve te komunitetit tone, biznesmeneve e kompanive shqiptare ne Kanada te kontribojme per vellezerit e motrat tane dhe femijet e tyre ne keto dite te veshtira.

Ju faleminderit.

Kryesia e Shoqates

__________________________

Shoqata e Bashkesise shqiptaro-Kanadeze ju uron:

   GEZUAR KRISHTLINDJET E VITIN E RI 2010!
SHENDET, MBARESI E LUMTURI

NE FAMILJET TUAJA!

Kryesia e Shoqates Shqiptaro-Kanadeze


__________________________

28 Nentor 2009 - Ngritja Ceremoniale e Flamurit Shqiptar ne Parlamentin e
Ontarios
(Foto)

__________________________

NJOFTIM PUNESIMI

Kerkohet cift asistent superintendent. Cifti duhet te jetoje ne ndertesen
ku do te punoje, ne nje apartament me 2 dhoma gjumi. Riparime, mirembajtje
dhe pastrim per cdo dite. Pagesa shume e mire.
Adresa 225 Markham Rd, Scarborough ON.
Fax resume ne:  416-787-5412 / 416-787-5412
Tel:  416-267-4706 / 416-267-4706
Tel Head Office :  416-787-1741 / 416-787-1741  ext. 23

__________________________

Toronto, më 13 Tetor 2009

DEKLARATE
MBI  MARREVESHJEN PER KUFIRIN DETAR SHQIPTAR


Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro - Kanadeze ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim debatet në shtypin shqiptar lidhur me Marrëveshjen për Caktimin e Vijës Kufitare Detare dhe Platformës Kontinentale midis Shqipërisë dhe Greqisë. Marrëveshje e nënshkruar nga Ministrat e Punëve të Jashtme Basha e Bakojani që pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë me datë 19 Tetor 2009.
Sipas një studimi të një eksperti botuar në shtypin shqiptar, mësojmë me habi dhe shqetësim se Shqipëria humb të paktën 350 km katrore të ujërave të Detit Jon që i takojnë ujërave territoriale (Gjiri i Sarandës) si dhe zonës ekskluzive ekonomike dhe platformës së saj kontinentale(Deti në Perëndim të Karaburunit). Edhe media e shkruar ne Amerikën e Veriut e ka trajtuar gjërësisht këtë problem madje duke hamendësuar skenare te ndryshëm ne kurriz te Shqipërisë tonë.
Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro - Kanadeze mendon se në këtë situatë Kuvëndi i Shqipërisë nuk duhet të ngutet në ratifikimin e kesaj Marrëveshje. Ne mendojmë se institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë qeverinë, Presidentin dhe Kuvendin, e kanë detyrim kryesor kushtetues që të respektojnë dhe të mbrojnë tërësinë territoriale të vendit (Neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë).
Të nderuar ligjvënës të pozitës dhe opozitës,
Eshte detyra primare e juaja që asnjë marrëveshje që cënon interesat jetike të shqiptarëve dhe që shkel Kushtetutën e vendit nuk mund e nuk duhet të miratohet apo të ratifikohet nga Kuvëndi I Shqipërisë.
Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro - Kanadeze i bën thirrje Presidentit të Republikës së Shqipërisë që të verë menjëherë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e Marrëveshjes në fjalë. Nëse Gjykata Kushtetuese çmon se Marrëveshja shkel Kushtetutën e vendit, atëhere ajo duhet të çnënshkruhet dhe të rinegociohet.
Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro - Kanadeze nënvizon se politika e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë me Republikën Greke është në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Për këtë është e domosdoshme që marrëdhëniet dypalëshe të karakterizohen nga fryma e barazisë dhe interesit të ndërsjelltë. Megjithate Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro - Kanadeze nuk mund ta kuptoje ngutjen në lidhjen e një marrëveshjeje të tillë kur midis dy vendeve ka probleme madhore dhe që presin zgjidhje prej kohësh, sikurse janë të drejtat pasurore të shtetasve shqiptare ndaj pronave të mbetura në Greqi pas pavarësisë së Shqipërisë, si dhe problemi i mprehtë i të drejtave të njeriut të minoritetit çam.
Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro – Kanadeze e cila përfaqëson te pakten njëzet e pesë mijë shqiptarë të vendosur ne Toronto e më gjërë, e ndjen si detyrë patriotike te sajën te ngreje zërin për të mos lejuar coptimin ditën për diell të territoreve shqiptare.
Kryesia e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze


Kryesia e shoqates

__________________________________________

 

 

1989-2009  JUBILEU I 20 I SHOQATES SE BASHKESISE SHQIPTARO-KANADEZE

20 Vjet ne sherbim te komunitetit shqiptar te Torontos.

 

____________________________________________________

NJOFTIM

Regjistrimet per klasat shqipe kane filluar. Shoqata fton te gjitha
familjet shqiptare te regjistrojne femijet e tyre ne klasen shqipe me te
afert. Vetem keshtu do ta ruajme identitetin shqiptar tek brezat e rinj.
Per cdo informacion apo regjistrim kontaktoni me mesuesit e shqipes:

Znj. Nikoleta Kostandin - Tel: 416-429-3894
Znj. Rajmonda Demaj - Tel: 416-752-9262
Znj. Evgjeni Xhakolli - Tel : 416-248-1648
Z. Astrit Demaliaj - Tel: 416-970-7006


Albanian Canadian Community Association
26 Six Point Road, Etobicoke, Ontario M8Z 2W9
Direct: 647-866-9240; Email: president@albcan.org
Website: www.albcan.org

____________________________________________________

Ekspozite pikture per Nene Terezen - 30 Tetor 2009!


Me mbeshtetjen e
shoqates shqiptaro-kanadeze Z. Ilir Fico, piktor ne bashkepunim me Z. Genc Tirana
organizojne nje ekspozite me punimet mbi Nene Terezen. Ekspozita do hapet ne Basiliken e Torontos me 30 Tetor 2009 ne oren 16:00
e do vazhdoje 3 dite.


Albanian Canadian Community Association
26 Six Point Road, Etobicoke, Ontario M8Z 2W9
Direct: 647-866-9240; Email: president@albcan.org
Website: www.albcan.org

____________________________________________________

NJOFTIM

Doli ne shitje Albumi i pare i kengetares Mariana Dhima me titullin "Perla
Shqiptare". Ai permbledh disa nga kenget me te mirenjohura te repertorit
tradicional shqiptar. Interpretimi dhe orkestrimi origjinal i kengeve na
sjell edhe me prane vendlindjen neper shtepite tona.

Albumin mund ta gjeni prane Shoqates shqiptaro-kanadeze. Cmimi: 15$
Tel:416-503-4704

____________________________________________________

 

NJOFTIM PUNESIMI

Kerkohet Nanny shqiptare per nje femije 9 muajsh
ne downtown Toronto. Te interesuarat te kontaktojne
ne telefonat e shoqates.

Tel: 416-503-4704 ose 647-866-9240

____________________________________________________

NJOFTIM I AMBASADES SHQIPETARE

PER PAJISJEN ME

PASAPORTA BIOMETRIKE


Lidhur me procedurat e pajisjes me pasaporta shqiptare te qytetarëve
shqiptarë me banim jashtë vendit njoftojmë si më poshtë:

Qytetarët me moshë mbi 16 nuk mund të pajisen me pasaporta përmes
Ambasadës Shqiptare. Ata duhet të jenë personalisht të pranishëm në
Shqipëri për të kryer procedurat e parashikuara nga ligji dhe aktet
nënligjore për tu pajisur me pasaportë dhe letër njoftim ( kartë
identiteti).
Përsa i takon qytetarëve nën moshën 16 vjec ata mund të pajisen me
pasaporta duke hartuar pranë Ambasadës Shqiptare në Ottawa një prokurë të
posacme, përmes së cilës autorizojnë një person në Shqipëri të tërheqë
pasaportën në emrin e tyre, procedurat e së cilës janë si më poshtë:
Fëmija së bashku me te dy prindërit duhet të paraqiten në Ambasadë, duke
sjelle me vete këto dokumente: pasaportat shqiptare për çdo person, money
order 30 CAD (Payable to Embassy of Albania) si dhe të dhënat personale
të personit që autorizojnë: Emrin Mbiemrin, Datëlindjen, Vendlindjen,
Emrat e Prindërve, Nr të Pasaportës. Më tej qytetarët do të ndjekin vetë
procedurat deri në marrjen e pasaportës.

Per sqarime te metejshme, kontaktoni:
Ambasada e Shqipërisë në Ottawa, Shërbimi Konsullor
Telefon: 613-236-4114; 613-236-3053
Email: embassy.ottawa@mfa.gov.al

____________________________________________________

NJOFTIM ACCA pjesetare e TIFF


Ftohen te gjithe te rinjte e komunitetit tone te interesuar per te marre
pjese si vullnetare ne TIFF (Toronto International Film Festival) te
terheqin formularin dhe te aplikojne ne website e meposhtem:

www.tiff.net/volunteer

Kriteri baze: Mosha e te rinjve duhet te jete 18 vjec e lart.

Job Description:
Our volunteers can most often be seen on the front lines of the
Festival in a customer-relations capacity answering questions,
directing patrons or industry delegates, tearing tickets, checking
passes, helping to set up and run various activities, and greeting
Festival attendees at our many theatre venues. A smaller number of our
volunteers also work in a more administrative capacity assembling
press kits, assisting with volunteer registration and data entry, acting
as interpreters, distributing marketing materials, working at an
information desk, providing technical set-up or strike support, or
welcoming international guests to Toronto when they arrive at the
airport.

Shenim me rendesi:
Ju lutemi ne pyetjen : "How did you find out about us" te pyetsorit
vendosni pergjigjen: "Albanian-Canadian Community Association" qe aplikimi
juaj te merret ne konsiderate.

Per cdo sqarim mos hezitoni te na kontaktoni me email ose telefon.

Ju faleminderit.

Kryesia e shoqates

Albanian Canadian Community Association
26 Six Point Road, Etobicoke, Ontario M8Z 2W9
Direct: 647-866-9240; Email: president@albcan.org
Website: www.albcan.org

______________________________________________________

SHOQATA SHQIPTARO-KANADEZE

NDERON SHKRIMTARIN

KRISTAQ TURTULLI



Në kuadrin e promovimit të artit dhe kulturës shqiptare, të dielën më 21
qershor, ora 11:00, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze e Torontos
organizoi një takim me shkrimtarin Kristaq Turtulli, si një nga artistët
më prodhimtarë në emigracion.

______________________________________________________

4 Prill 2009 - Shqiperia anetare

si e barabarte ne NATO!

 

 

 

______________________________________________________

 

 

Disa fotografi nga darka organizuar nga
Shoqata Shqiptaro-Kanadeze

-----------------------------------------------------------------------------------

ANETARESIMI NE SHOQATE PER VITIN 2009!


PAGESA E ANETARESISE PER 2009!
PERIUDHA JANAR - PRILL 2009 ESHTE PERIUDHA E PAGESES SE KUOTES SE
ANETARESISE NE SHOQATEN SHQIPTARO-KANADEZE.
(shikoni ne fund te faqes per me shume)

 

NJOFTIM!

Kryesia e shoqates shqiptaro-kanadeze po kerkon te perzgjedhe disa
vullnetare nga komuniteti shqiptar te cilet sipas mundesise se tyre te
punojne per disa ore ne zyren e shoqates.
Preferohen te rinj e te reja shqiptare por edhe adulte qe pas nje trainimi
te shkurter do te ndihmojne ne projektin per permiresimin e komunikimit te
shoqates me komunitetin shqiptar ne Toronto e GTA.
Kujtdo qe i nevojiten ore pune vullnetare, te kontaktoje me kryesine e
shoqates:
Tel: 416-503-4704 Cel: 647-866-9240
Email: info@albcan.org

 

 

______________________________________________________

 

ANETARESIMI NE SHOQATE DHE PERFITIMET:



Pagesa e anetaresise per 2009 eshte 50$ ne vit per familje dhe perfitimet
nga paraqitja e kartes se anetarit te shoqates per vitin 2009 jane:

1. Abonim 1 vjecar falas ne gazeten JON (nuk perfshihet dergimi me poste
   ne shtepi)
2. 10% zbritje cmimi ne festimet e festave kombetare organizuar nga shoqata
3. Deri ne 20 min konsultim falas nga Brunga Law Offices
4. 500$ dhurate nga Teuta Haxhillari per blerje e shitje pronash.
5. 10-20% ulje nga DBK Hair Saloon ne varesi te dites se javes
6. 10% zbritje cmimi ne punime bodyshop tek Summit Auto Center
7. 100$ zbritje nga Dea Marble per punime mermeri
8. 10% zbritje cmimi nga Igli Hair Saloon
9. 10% zbritje cmimi nga Greta Hair Design

Per vitin 2009 besojme qe lista e bizneseve te jete edhe me e gjate.

Informacioni qe duhet te dergoni eshte:

Emer, mbiemer i kryefamiljarit, adresa e banimit, telefoni i kontaktit e
emaili si dhe perberja familjare ( Sa te rritur, sa pensioniste e sa
femije)

Pagesa e kuotes se anetaresise preferohet te behet me cek ne emer te:

ALBANIAN CANADIAN COMMUNITY ASSOCIATION

Adresa postare:

26 Six Point Road,
Etobicoke, ON M8Z 2W9


Kryesia e shoqates shqiptaro-kanadeze

www.albcan.org


Ju faleminderit!

 

 

NJOFTIM:

 

Hapja e shkolles shqipe ne Peel Region (Mississauga)
 
Ju informojme se po bejme perpjekjet e duhura si shoqate qe te hapet se shpejti shkolla shqip ne Mississauga. Te gjithe familjet e interesuara per te derguar femijet (mosha kindergarden deri 14 vjec) te kontaktojne me Z. Lulzim per ti regjistruar sa me pare: 647-295-0450
 

---------------------------------------------------------------------------------

Toronto 17 Shkurt, 2008


> THE GLOBE AND MAIL

“Proud, independent and free”.
Canadian-Albanians rallies to push for recognition of an independent Kosovo

> TORONTO STAR

Thousands in Toronto celebrate “Great Day”.
Jubilant crowds urge Conservative government to act swiftly in recognizing Kosovo independence

> CBC NEWS

Ethnic Albanians in Canada call on Ottawa to recognize Kosovo’s Independence

> TORONTO SUN

Local Albanians celebrate “Freedom from fear”.
They say Kosovo’s independence shouldn’t raise fears about Quebec

> NATIONAL POST
Albanian-Canadians celebrate, call for Ottawa to recognize Kosovo

> E-CANADA NOW
Toronto Celebrates Kosovo Independence.
Crimson flags waved fiercely in the air outside Queens Park

 

designed & maintained by:
LogoPrint.ca

Ti Shqipėri mė jep nder.. Mė jep emrin SHQIPTAR

1989-2007© copyright Albanian Canadian Community Association