
Flamuri Shqiptar konsiderohet ndër
flamujt më të vjetër të popujve evropian.
Shumë historianë
flamurin e sotëm shqiptar me shqiponjë dykrenare I japin disa
kuptime.
Shpjegim më të mire ka dhënë studiusi Jaho Braho
në librin e tij "Flamuri I kombit Shqiptar". Enigma e
zanafillës së shpiponjës dykrenare që shpalos tek populli ynë
është trashëguar nga kohët e hershme me besimet e kultin për
këtë shpend.
Shqipojën dykrenare shpjegohet që e kishin
paraardhësit tanë qysh në kohën e bronzit dhe që shfaqet në
kulturen arkeologjike në perdhën e kekurit (mijëvjeçarit e
pare p.e.r.)
Ky studijus është bazuar kryesisht në
strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër
mijëravjeqarë, nga populli ynë dhe janë ruajtur dhe trashëguar
po nga kultura materijale në hajmali, ornamente, në qendisje
tekstile popullore e gdhendje në gur. Ai shpalos një hulumtin
të pultit të shqiponjës, tek parailirët (pellazgët) dhe tek
ilirët. Kjo është parë në anë të shumë diciplinave shkencore,
si arkiologjia, etnologjia, mitologjia shqiptare, thënie të
shkrimtarëve të vjetrë te Greqisë së lashtë e të Romës dhe
është gjurmuar në studimet e mëparshme. Gjithashtu ai i
kushtohet vazhdimësisë së praktikimit të flamurit kombëtar
shqiptar, që nga 2 Marsi i vitit 1444 e deri në ditët tona në
vazhdimësi. Nga studimet dhe botimet e derisotme për
vazhdimësinë e njohjes dhe praktikimit të vazhdueshëm të
flamurit, mbizotëronte mendimi, që aji ishte harruar në
shekujt e gjatë të pushtimit osman. Si rezulutat i gjurmimit
në pasurinë tradicionale dhe të dukumentave të shkruar për
popullin tonë dhe për të tjeret është bërë e mundur veçimi dhe
pasqyrimi, se qfarë mori nga kultura jonë Perondoria Bizantine
për kultin e shqiponjës dhe hulumtime për simbolin e
shqiponjës tek popujt e tjerë. Shqiponjën dykrenare e mori
Bizantia nga kultura e kulti ilir për shqiponjën dhe më vonë e
morën edhe shumë popuj tjerë, por ky simbol, që megjithëse
ishte i ilirëve, më vonë u bë i disa princave, shteteve, e
perandorive. Kjo në një kapitull të shkurtë është paraqitur
duke ju referuar një literature të gjerë. Shumëherë dëgjohet
nga historianë të ndryshëm se shqiponja dykrenare është marrë
nga bizantët që bie ndesh me konstatimin e studiusit
Braho.
Ka edhe pohime që shqiponja me dy krena është
emblema që Konstandimi i Madh zgjodhi për të përfaqësuar
Bizantinë, në kohën e ndarjes së perandorisë Romake në Lindje
dhe Perëndim. Kjo është arsyeja që shqiponjën me dy krena e
gjen në flajujt e gjithë vendeve të Lindjes, kryesisht atyre
të besimit ortodoks. Konstandini i Madh qe një perandor romak
me origjinë ilire sipas të cilit mori emrin edhe qyteti i
Stambollit të sotëm që u quajt në atë kohë Konstandinopojë
(qyteti i Konstandinit). Shqiponja fluturon më lart se çdo
shpend tjetër dhe është e pamposhtur nga zogjtë e tjerë, pra
për këtë në vetvete përbën krenarinë e një kombi. Ka pohime ë
shpeshta se shqiponja dykrenare simbolizon Shqipërinë e Jugut
dhe të Veriut, toskët dhe gegët. Zanafillën e flamurit gjer
tani më së miri e shpjegon z. Jaho Braho, që me këtë studim ai
konstaton zanafillën e traditës mijëravjeçare të shqiponjës
dykrenaretek ilirët e në vazhdimësi deri në ditët
tona.
Hidhet dritë mbi atë, që i dha Perandorisë
Bizantine populli ynë dhe vërtetohet, se është populli
shqiptar që e trashëgoj shqiponjën dykrenare tek bizantinët,
dhe jo sikur është thënë deri sot, se ne shqiptarët e morëm
nga bizantinët. Ndriçohet vazhdimësia e praktikimit të
flamurit kombëtar shqiptar në vazhdimësi në pushtimin e gjatë
osman dhe jo si është thënë deri më sot, se ai ishte harruar.
Në periudhën që nga 28 nëntori 1912 deri më sot bëhet një
kronologji e luftës dhe përpjekjeve të pandërprera për
ruajtjen dhe shpalosjen e simbolit të shtrenjtë kombëtar nga
gjithë popullsia shqiptare autoktone në Ballkan. Prej kohës së
Skënderbeut e deri në shpalljen e pavarësis së Shqipëris në
vitin 1912 flamuri shqiptar pothuajse ishte i panjohur për
shqiptarët. Edhe për ringjalljen e flamurit jepen shumë
variante. Një ndër to është fjalimi i Nolit për Konicën që ai
e konsideron si zbuluesi i flamurit. Në fjalimin mortor të
Konicës, Noli tha: " Nofta e dini që asnjë nga flamurët e
fqinjve tanë ballkanikë nuk është më i vjetër se një qind e
pesdhjetë vjet. Disa prej atyre nuk e kanë mbushur as qindin
akoma. Flamuri ynë është të pakën 500 vjet i vjetër, dhe nofta
disa qindra vjet të tjera përmi to. Është flamuri historik i
Skënderbeut, kryetrimit kombëtar që luftoi njëzet e pesë vjetë
me radhë kundër Turqve dhe ka qenë luftëtari i funtëm ne
Ballkan, i cili ka përballuar Sulltanët më tëmëdhenj të
Turqisë. Pas vdekjes së Skënderbeut, Shqipëria, e nneveritur
prej fuqive evropjane, ra nV duart e Turqve. Për katër qint
vjet me radhë atdheu ynë ka rënkuar nënë zgjedhën e
Sulltanëve. Në këtë periudhë Flamuri i Skënderbeut u harrua,
dhe askush nuk e dinte që egzistonte gjer sa u zbulua prej një
studenti të ri në historinë latinishte të kënderbeut prej
Barletit. Ay student ishte Faik Konitza dhe atë flamur që ka
qeverin flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare, na e ka
zbuluar ay vetë pas një harrimi prej katër qind
vjetësh".
Prej 1912 e deri në përfundim të Luftës së
Dytë Botërore në Shqipëri ishin përdorur disa lloje të
flamujve. Sot shqiptarët kanë flamurin të ngjashëm me atë që
ka përdorur Skënderbeu, me disa ndryshime të
vogla.
Hymni kombëtar
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një
dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu
betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç
ay largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë
nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.
Në
dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo
vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë
vend.
Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen
përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për te, për te
luftojmë ne. |