FAMILJA APEL PER NDIHME
Të dashur bashkatdhetarë, ju ftojme për të dhënë kontributin tuaj që të shpëtojmë jetën e një djaloshi 21 vjeçar, Bledar Mezi, i cili vuan nga leucemia akute. Për këtë ai duhet të kurohet në Itali dhe operacioni kushton rreth 250.000 euro. Një kontribut sado modest do të ishte një gjest domethënës për ti kthyer lumturinë një familjeje fatkeqe durrsake. Kushdo që ka qenë në një situatë të tillë e kupton se çfarë do të thotë të jesh në prag të vdekjes në një moshë kaq të re.
Ne jemi me fat që jetojmë në Kanada dhe ky shtet na ka ndihmuar shpesh. Fatkeqësisht kjo ende nuk është e mundur në Shqipëri. Kontributet tuaja mund ti dërgoni drejtpërdrejt në llogarinë e hapur për këtë qëllim:
Hogil Mezi 404543815. Iban Al.5820512046543815CLIDCL ALLA
ose të telefononi në numrin 0355-69-2794079
Jeta e djaloshit ditët e fundit është keqësuar dhe ky apel për ndihmë është urgjent. Faleminderit.
BURIMI: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=81177
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u mor peng nga pushtuesit turq që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën speciale të sulltanit që përgatiste komandantë e nënpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje ai mori emrin Iskander (Aleksandër). Pas mbarimit të shkolles, Gjergj Kastrioti "Skenderi" kreu detyra ushtarake në Ballkan dhe në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këte arsye iu dha titullin Bej. Ai nuk e harroi kurrë atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi.
Me vdekjen e të atit, ai shpresonte ti zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për tu kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis në luftë kundër Janosh Huniadit të Hungarisë nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit dy ushtritë u ndeshën. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Ai mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët dhe prej andej u drejtua në Krujë.
Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare. Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Arbëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane dhe u çliruan njera pas tjetrës keshtjellat e krejt kësaj zone. Skenderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, ne te cilin u zgjodh si prijes i Lidhjes Shqiptare te Lezhes.
Në janar të vitit 1468 Skenderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq më 17 Janar në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Kishën e Shën Kollit. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare për në Itali.
Olivia Stern, Globe and Mail, Saturday Jan. 07, 2012
With every puddle in the Mediterranean declaring itself the next Riviera, Albania is the latest to (rightly) claim the moniker. The Albanian Riviera shares all the topographic wonders of its Greek and Croatian neighbours – without the yacht-loads of tourists and expensive hotels.
The rocky, still-unspoiled Ionian coast is decorated with 16th-century castles built by Sultans, olive groves planted before the Napoleonic wars, and cliff sides frequented more by velvet-eared donkeys than sun-burnt tourists. You will find quiet bays, storybook villages, wallet-sensitive inns and restaurants, and Llogara National Park. Here protected forests are home to Eurasian otters and chamois (similar to a goat or antelope), Griffon vultures soar above black pines and Bulgarian firs, and vendors sling honey tea for local hikers. You will also find Caesars Pass – where Julius Caesar came in pursuit of Pompey. For those who would prefer not to hoof it in the forest, a newly reconstructed coastal road allows you to take in the view in a more leisurely fashion.
