SHOQATA BASHKESIA SHQIPTARO-KANADEZE

ALBANIAN-CANADIAN COMMUNITY ASSOCIATION

TORONTO

ANËTARËSIMI NË SHOQATË PËR VITET 2010-2012

Të nderuar bashkëatdhetarë,
Në vijim kemi paraqitur kuotat e anëtarësimit për Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze të Torontos (SHBSHK) për vitet 2010-2012:

1-Kuota familjare vjetore 50 CAD
2-Kuota vjetore për individ 30 CAD
3-Kuota për pensionistët dhe studentët 20 CAD sipas mundësive

Duke u anëtarësuar pranë kësaj shoqate, ju kontriboni në rritjen e veprimtarisë së shoqatës për ti shërbyer sa më mirë dhe denjësisht komunitetit shqiptaro-kanadez të Torontos.

Mënyrat kryesore të pagesës së anëtarësisë janë:

- Me çek që mund ta dërgoni me postë normale në adresën:
Albanian-Canadian Community Association
,
26 Six Point Rd., Etobicoke ON M8Z 2W9, me shënimin "Anëtarësimi";

- Me depozitim bankar në llogarinë bankare CIBC #00822-01018-72230
në emër të Albanian-Canadian Community Association

Shërbim on-line për pagesën e kuotës - Mënyrë e shpejtë dhe e sigurtë me PAYPAL!

Për të lehtësuar pagesën e kuotës së anëtarësisë apo donacioneve tuaja, ne kemi vënë në shërbimin tuaj mundësinë e pagesës on-line. Ju do të paguani vetëm shumën e paraqitur në kuotë, psh. 50, 30 apo 20 CAD. Me "PayPal", ju nuk do të paguani asnjë "ekstra fee". Mund të paguani me çdo lloj karte: Visa, MasterCard, American Express etj. Ju lutemi që gjithmonë të specifikoni nëse është një pagesë për anëtarësim apo është një donacion

Gjithashtu, ju jeni shumë të mirëpritur të vini në zyrat tona të na takoni dhe të dorëzoni çekun personalisht. Ju lutemi na kontaktoni paraprakisht me telefon në numrin (416) 503-4704 ose me email në adresën info@albcan.org, për të planifikuar takimin me ju.

Ju faleminderit dhe ju mirëpresim,
Kryesia e SHBSHK-së

Biznese Partnere