SHOQATA BASHKESIA SHQIPTARO-KANADEZE

ALBANIAN-CANADIAN COMMUNITY ASSOCIATION

TORONTO

ARTISTET SHQIPTARE NE KANADA

AUGUSTIN SIMONI: ALBUMI KLASIK ALBANIAN COMPOSERS NË CBC RADIO

Albumi me muzikë klasike Kompozitorët shqiptarë (Albanian Composers), i regjistruar nga violinisti Augustin Cin Simoni në Toronto në vitin 2010, i cili përmban muzikën e pesë kompozitorëve të njohur shqiptarë Çesk Zadeja, Aleksandër Peçi, Gjon Simoni, Pjetër Gaci dhe Albert Paparisto, është përfshirë në koleksionin e CBC-Radio Canada dhe është ofruar për tu transmetuar nga producentët e CBC-së në të gjithë Kanadanë.
Është nga herët e para në historinë e muzikës shqiptare që veprat e kompozitorëve tanë të transmetohen e përcillen me vëmendje nga radiot kryesore kanadeze.

Z. Augustin C. Simoni mund të kontaktohet në tel: 416-241-4677;
e-mail: alida_s2011@hotmail.com


___________________________________________________________________

TRIOJA "FAMMUS"

Trioja "FAMMUS" (violinë, violinë/violë dhe piano) u formua në vitin 1999 në Athinë, Greqi. Emri "FAMMUS" rrejedh nga fakti se instrumentistët e Trios janë anëtarë të të njejtës familje: "Fam-ily Mus-ic". Fillimisht veprimtaritë a para të Trios u organizuan kryesisht në Greqi, ku ata luajtën disa herë në Athinë e qytete të tjera. Më tej, Trioja u ftua ne Phoenix, Arizona, SHBA, ku ata dhanë një koncert të paharrueshëm. Repertori i "FAMMUS" shtrihet që nga muzika e periudhës së Barokut deri tek muzika bashkëkohore. Trioja "FAMMUS" ka luajtur me sukses në MacMillan Theatre dhe Victoria College Chapel, të dyja në Universitetin e Torontos; Center for the Arts stage në Toronto, Living Arts Center në Mississauga, Parliament Library Music Hall në Ottawa, etj. Grupi vazhdon të interpretojë muzikë në Kanada, duke patur një prani konstante në skena përgjatë gjithë vitit.


The Trio “FAMMUS” (violin, violin/viola, and piano) was formed in 1999 in Athens, Greece. The name “FAMMUS” springs from the fact that the members of the Trio belong to the same family: “Fam-ily Mus-ic”. Initially the activities of the Trio took place mainly in Greece, where they performed in Athens and other cities. Consequently FAMMUS was invited in Phoenix, Arizona, USA, where they gave a memorable concert. FAMMUS’ repertoire covers works starting from the Baroque period to and including contemporary music. The Trio “FAMMUS” has performed successfully at the MacMillan Theatre and the Victoria College Chapel, both at the University of Toronto, the Center for the Arts stage in Toronto, the Living Arts Center in Mississauga, the Parliament Library Music Hall in Ottawa, etc. They continue their performing activities in Canada, maintaining a constant presence on stage on an annual basis.


___________________________________________________________________

PIANISTI I TALENTUAR SHQIPTAR RUDIN LENGO

Rudin Lengo është një koncert pianist i dëgjuar për recitalet dhe konkurimet në Kanada dhe Amerikë. Ai është fitues i konkursit “Glenn Gould Concerto Competition”, dhe i çmimeve në konkurime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshire këtu çmimin e dytë në “William C. Byrd International Piano Competition”; Mary Winston Smail Memorial Award për pianistin më të mirë në konkursin “WAMSO Minnesota”; çmimin e tretë në konkursin “Knigge Music Competition”; dhe çmimin e parë në konkursin “TD Elora Festival Competition”. Z.Lengo ka marrë pjesë në festivalet e “Centre d’Arts Orford”, “Toronto Summer Music Academy and Festival” dhe në “Chautauqua Music Festival”, ku ka luajtur për pianistë të mirënjohur botërorë si Menahem Pressler, André Laplante, Monique Duphil, Jacque Rouvier dhe John O’Conor.

Gjatë vitit të kaluar, Z.Lengo mori pjesë në disa recitale në New York’s Steinway Hall, Minnesota Orchestra Hall, MacArthur Hall në Flint të Michigan, Roy Barnett Recital Hall në Vancouver, Gateway Theatre në Richmond, në Elora Music Festival dhe Chautauqua Music Festival. Në tetor 2011 ai ishte solist me Orkestrën e Londonit në Konçerton Nr. 5 të Beethovenit, nën drejtimin e dirigjentit Daniel Warren.

Rudin Lengo filloi studimet e pianos në shkollën 8-vjeçare të muzikës “Servete Maçi“ në Tiranë me mësuesen Nedi Peku. Pas emigrimit në Kanada, ai vazhdoi studimet nën drejtimin e James Anagnoson dhe kompletoi kurset e “Royal Conservatory of Music” nga i cili mori “ARCT Performer’s Diploma”. Z. Lengo u diplomua në “George Harvey Collegiate Institute” me një mesatare 99% , i dyti në Greater Toronto Area dhe u dekorua me Medaljen e “Governor General’s Academic Medal” dhe me “University of Toronto National Book Award” për rezultatet e larta akademike.

Zotin Rudin Lengo mund ta kontaktoni nëpërmjet telefonit: 416-419-4718
ose me e-mail rudinlengo@hotmail.com


Biznese Partnere