Të nderuar bashkatdhetarë dhe prindër,
muaji shtator shënon fillimin e një viti të ri shkollor për fëmijët shqiptarë. Për ata përveç shkollave në gjuhën angleze ekziton edhe mundësia që të mësojnë edhe gjuhën e bukur shqipe.
Në qytetin e Torontos, sipas një kalendari të përcaktuar nga Toronto District School Board, gjatë javës së dytë të shtatorit e në vazhdim do të kryhen regjistrimet e reja 2011-2012 edhe për gjuhën shqipe.
Shoqata Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze në Toronto (SHBSHK) ju lutet dhe mbështet fuqimisht regjistrimin e fëmijëve tuaj në klasat shqipe. Ju bëjmë thirrje që të ftoni edhe miq e të njohur që të ndjekin shembullin tuaj. Ky regjistrim është mjaft i rëndësishëm që këto klasa të qendrojnë hapur përgjatë gjithë vitit shkollor.
Mosha e pranimit është 4-14 vjeç dhe numri i nxënësve të një klase duhet të arrijë shifrën minimale 25, sipas kërkesave bazë të Toronto District School Board. Regjistrimi kushton vetëm 25 dollarë në vit.
Një informacion më të plotë mbi shkollat shqipe në Toronto dhe adresat e tyre mund të shihni në listën e mëposhtëme:
| Address | Region | Days | Time |
|---|---|---|---|
| Chester Elementary School,
115 Gowan Ave, East York ON |
South Toronto | Tues. | 4-6 PM |
| Cornell Junior Public School,
61 Holmfirth Terr, Scarborough ON |
East Toronto | Sat. | 9:30-12 |
| John English Junior Middle School, 95 Mimico Ave, Etobicoke ON |
West Toronto | Wed. | 4:30-7 PM |
| Milne Valley Middle School,
100 Underhill Dr, North York ON |
North Toronto | Sat. | 9:30-12 |
| Portage Trail Junior Community School,
100 Sidney Belsey Cres, North York ON |
West Toronto | Sat. | 9:30-12 |
| Westwood Middle School,
994 Carlaw Ave, East York ON |
South Toronto | Sat. | 9-11:30 |
Regjistrimet për klasat e dit
s së shtunë kryhen më 17 shtator 2011, ora 9-11:30 A.M. në palestrën e shkollës dhe mësimi fillon më 24 shtator, ora 9.00 A.M. Për klasat e ditës së martë, regjistrimet kryhen më 20 shtator 2011 dhe mësimi fillon më 27 shtator, ora 4:00 P.M. Për klasat e ditës së mërkurë, regjistrimet kryhen më 21 shtator 2011 dhe mësimi fillon më 28 shtator, ora 4:30 P.M.
Për çdo kërkesë ose paqartësi mos hezitoni të kontaktoni mësueset Rajmonda Demaj (416-752-9262), Nikoleta Kostandin (416-429-3894), Astrit Demaliaj (416-303-3066), Evgjeni Xhakolli (416-248-1648) dhe Polina Muça.
Ju mund të kontaktoni gjithashtu edhe aktivistët e shkollave Leonard Zoga, anëtar bordi i SHBSHK-së dhe Roland Lelaj, sekretar i SHBSHK-së, në telefonin e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto (416-503-4704).
Klasa të tjera të gjuhës shqipe në GTA janë hapur edhe në Mississauga (Bishop Scalabrini, 225 Central Parkway West), Brampton (St. Kevin Separate School, 103 Malta Ave.), Stoney Creek-Hamilton (mësuese Tefta Tahiri, 905-385 3927 dhe Drita Pllana 905-520 5622) dhe nga 15 tetori në Oakville (White Oak Secondary School, 1055 McCraney St. East, mësuese Merita Alushi, 905-359 7256, meritaalushi@yahoo.com).
Suksese në Vitin e Ri Shkollor 2011-2012!
Kryesia e Shoqatës
