SHOQATA BASHKESIA SHQIPTARO-KANADEZE

ALBANIAN-CANADIAN COMMUNITY ASSOCIATION

TORONTO

PLAN-PROGRAMI i SHBSHK-së NË TORONTO PËR VITIN 2010-2012

Misioni i SHBSHK-së: Shoqatë kombëtare pa ndarje fetare, politike apo krahinore, për të ruajtur frymën kombëtare në Kanada dhe më ngushtë në Toronto, kryesisht nëpërmjet propagandimit e kultivimit të vlerave, kulturës e traditave kombëtare, gjuhës shqipe dhe ofrimit të shërbimeve të shumëllojshme për grupmoshat e ndryshme të komunitetin shqiptar. SHBSHK-ja punon me përkushtim për nje integrim dinjitoz të komunitetit shqiptar në shoqërinë kanadeze, rritjen e vlerave dhe reputacionit të shqiptarëve në Kanada dhe përfaqësimit sa më te plotë të tyre në struktura të ndryshme shtetërore e shoqërore, si të barabartë mes gjithë kombësive të tjera në kuadrin e multikulturalizmit kanadez.

Marrëdhëniet institucionale: Të sigurohen dhe të ndiqen rregullisht marrëdhëniet institucionale si me autoritetet shqipare në Kanada ashtu edhe me ato kanadeze.
Përparësia e lartë (Realizimi brenda 2 vjeçarit)

Bashkëpunime: Të rritet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojës me organizatat e tjera shqiptare në Ontario, Kanada, SHBA e më gjërë. Poashtu, gjetja e rrugëve të komunikimit dhe bashkëpunimit me arbëreshët që jetojnë në Toronto e GTA.
Përparësia e lartë (Realizimi brenda 2 vjeçarit)

Bashkëpunime: Të rritet bashkëpunimi me të gjitha komunitetet fetare shqiptare (sipas alfabetit): katolike, muslimane dhe ortodokse.
Përparësia e lartë (Realizimi brenda 2 vjeçarit)

Bashkëpunime: Të krijohen mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim përvoje me shoqata të ngjashme të komuniteteve të huaja, në kuadër të multikulturalizmit kanadez.
Përparësia e mesme (Realizimi brenda 2 vjeçarit)

Bashkëpunime: Të bashkëpunohet hapur me shtypin, radion dhe televizionin shqiptar me pikë kontakti kryesore zëdhënësen e kryesisë. Poashtu, parashikohen kontakte të vazhdueshme edhe me mediat kanadeze.
Përparësia e lartë (Realizimi brenda 2 vjeçarit)

Bashkëpunime: Të realizohen takime me biznesmenë shqiptarë në Toronto, të ofrohet bashkëpunim i ndërsjellë dhe të vendoset një pikë kontakti në shoqatë me përfaqësuesit e biznesit.
Përparësia e lartë (Realizimi brenda 2 vjeçarit)

Bashkëpunime: Të kontaktohen dhe të afrohen më pranë shoqatës moshat e treta, për një angazhim vullnetar në zyrën tonë që ajo të jetë gjithmonë e hapur dhe në aktivitet.
Përparësia e mesme (Realizimi brenda 1 vjeçarit të parë)

Bashkëpunime: Të kontaktohen grupet studentore shqiptare të universiteteve e kolegjeve të Torontos dhe të punohet për një afrim e bashkëpunim të frytshëm.
Përparësia e mesme (Realizimi brenda 1 vjeçarit të parë)

Anëtarësimi: Përgatitja e një sistemi të ri motivues për të rritur numrin e donacioneve për Shoqatën: Sistemi Gold, Silver, Bronze e më tej ai Platinum. Vënia në funksionim e pagesës on-line me PayPal. Përparësia e lartë (Realizimi brenda 3 mujorit të parë)

Anëtarësimi: Përgatitja e një programi specifik për të rritur numrin e anëtarëve të shoqatës (pagues dhe jopagues) nëpërmjet regjistrimeve, duke gjetur e përdorur rrugë sa më efikase si: TV, radio, gazetë, website, telefonata, email, Facebook dhe mbi të gjitha puna kokë më kokë me njerëzit atje ku ata jetojnë e punojnë.
Përparësia e lartë (Realizimi brenda 6 mujorit të parë)

Administrative: Hartimi i Plan-Programit 2010-2012 brenda muajit të parë pas zgjedhjeve dhe finalizimi e aprovimi i këtij Plan-Programi nga kryesia.
Përparësia e lartë (Realizimi brenda 3 mujorit të parë)

Administrative: Ristrukturim rrënjësor i paraqitjes së Shoqatës tonë në web. Pasurimi i vazhdueshëm i faqeve të ShBShK-së në internet si vitrina e parë e punës sonë dhe si pikë e rëndësishme kontakti e shkëmbimi.
Përparësia e lartë (Realizimi brenda 2 mujorit të parë)

Administrative: Të mbështeten fuqimisht nga shoqata klasat shqipe të Torontos; të punohet me prindërit që të përhapet arsimimi në gjuhën shqipe tek fëmijët shqiptarë dhe te punohet ngushtë me mësuesit e gjuhës shqipe.
Përparësia e lartë (Realizimi përgjatë 2 vjeçarit)

Administrative: Të përmirësohet rregullorja e Shoqatës duke përfshirë në këtë proces edhe kryesues të vjetër të saj dhe profesionistë të sektorit.
Përparësia e lartë (Realizimi brenda 2 vjeçarit)

Administrative: Të kryhet aplikimi për të marrë Charity Staus, i cili jo vetëm do t'i mundësonte secilit deklarimin në formularët e taksave të ndihmave financiare dhënë për ShBShK-në dhe nxitjen e sa më shumë dhurimeve të tilla nga bizneset dhe individët shqiptarë, por do t'i jepte mundësi shoqatës sonë, si nje shoqatë jo fitim prurëse, që të mund të aplikojë për projekte e fonde mbështetëse qeveritare për komunitetin.
Përparësia e lartë (Realizimi brenda 2 vjeçarit)

Administrative: Përpilimi i një plani pune për mbledhjen e fondeve në rast fatkeqësie shëndetsore apo natyrore.
Përparësia e mesme (Realizimi brenda 2 vjeçarit)

Administrative: Mbështetja e pacientëve shqiptarë me sëmundje afatgjatë dhe familjeve të tyre për t'ju gjendur pranë e për ti ndihmuar sipas dëshirës dhe mundësive.
Përparësia e mesme (Realizimi përgjatë 2 vjeçarit)

Administrative: Çmim monetar për studentin më të dalluar shqiptar që ka dhënë kontributin e tij në ndihmë të komunitetit shqiptar.
Përparësia e mesme (Realizimi gjatë vitit shkollor 2011-2012)

Administrative: Krijimi i një baze datash për të rregjistruar anëtarësimet dhe rritur transparencën dhe kontrollin e tyre.
Përparësia e mesme (Realizimi brenda 3 mujorit të parë)

Administrative: Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojës me ish-kryetarët e SHBSHK-së 1990-2010.
Përparësia e mesme (Realizimi brenda 6-12 muajve)

Veprimtaritë kryesore:

– Të organizohen festimet kombëtare: Dita e Flamurit, Pavarësia e Kosovës, Festa e gjuhës shqipe dhe të tjera.

– Më tej, të organizohen piknike, takime kulturore-sportive, shfaqje muzikore-artistike me artistë e krijues të njohur shqiptarë nga vendlindja dhe bota.

Veprimtaritë në kuadrin e Vitit të Nënë Terezës (2010):

– Pjesëmarrja e SHBSHK-së në ceremoninë festive kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës në Michigan (Gusht 2010)

– Dhurimi i pikturës së Nënë Terezës, vepër e piktorit Ilir Fico, në emër të komunitetit shqiptar të Torontos në Ambasadën e Vatikanit në Ottawa, për Papën Benedikt XVI (Shtator 2010)

– Bashkëpunimi me shkollën kanadeze "Mother Teresa Catholic Elementary School" në Markham, për organizimin më 23 shtator 2010 të një aktiviteti festiv me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.

– Festimi i 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës si takim i organizuar nga SHBSHK-ja për komunitetin shqiptar të Torontos (brenda vitit 2010).

– Të punohet me Bashkinë e Torontos për dhënien e emrit Nënë Tereza një parku, sheshi apo rruge në Toronto.

Biznese Partnere