RREGULLORJA BAZË E SHOQATËS SHQIPTARO-KANADEZE NË TORONTO
Neni 1: Emri, detyra dhe vendi (Vendshoqata)
1.1. Emri i shoqatës është "Shoqata Shqiptaro-Kanadeze e Torontos", emër ky që përfshin të gjithë shqiptarët pavarësisht nga prejardhja territoriale, përkatësia fetare apo profesionale, duke përfshirë edhe nënshtetas kanadezë.
1.2. Zyra e Shoqatës është e vendosur në komunën e kryeqendrës (metropolit) Toronto, provinca e Ontarios. Adresa e përkohshme mund të jetë ndryshe nëse nuk është në kundërshtim me ligjin.
1.3. Shoqata do të ketë vulën e vet (të përbashkët), e cila do të mbahet në zyrën kryesore. Sekretari do të jetë mbajtësi i saj e do ta përdorë vetëm me leje të Këshillit zbatues (Këshillit ekzekutiv).
1.4. Shoqata është organizatë pa përfitime (nuk ka fitime për nëpunësit).
1.5. Për arritjen dhe mirëvajtjen e qëllimeve që përfshin kjo rregullore, Shoqata do të lejohet të përfitojë mjete të duhura, si p.sh. me anë të mbledhjes së ndihmave (kontributeve vullnetare), përgatitjes së rasteve bamirëse dhe fitimsjellëse, kuotës së anëtarësisë, dhuratave dhe ndihmave të ndryshme nga të gjitha nivelet qeveritare.
1.6. Shoqata është organizatë vullnetare e bashkësisë shqiptare dhe kanadeze e paraqitur pranë CRA Canada Revenue Agency dhe do të punojë pa përfitim pagësor për anëtarët, nëpunësit (ushtruesit e detyrave). Çdo lloj të ardhurash do të shërbejnë vetëm për realizim e synimeve të parashikuara. Punëdrejtuesit, nëpunësit dhe Këshilli i llogaridhënies, Këshilli i nderit ose çfarëdolloj këshilli që do zgjidhet prej kohe në kohë për shërbimin e tyre nuk do të pranojnë asnjë pagesë.
1.7. Për ushtrimin e detyrës së saj Shoqata mund të zotërojë vegla dhe pajisje të ndryshme të cilat mundet gjithashtu t'i japë me qira.
1.8. Shoqata ka zëdhënësin e saj kur në mungesë të anëtarëve të kryesise qëndrimi i Shoqatës duhet shpallur botërisht.
Neni 2: Qëllimi dhe roli i Shoqatës
Qëllimi i Shoqatës është të mësojë, zhvillojë, trimërojë dhe ruajë frymën shqiptare në Kanada dhe më ngushtë në Toronto (Ontario). Për arritjen e qëllimit të denjë, Shoqata do të veprojë sipas pikave që vijojnë:
2.1. Njoftuese-informative dhe edukative
Duke i furnizuar pjesëtarët e bashkësisë shqiptare me njoftime dhe ligjërata në hap me zhvillimin e kulturës së trashëguar, me mitingje dhe festime të ditëve me rëndësi kombëtare dhe duke nxitur veprimtaritë e ndjekjes së mësimit plotësues në gjuhën amëtare.
2.2. Kulturore dhe argëtuese
Me anë të mjeteve dhe formave të ndryshme të informimit publik si botime (fletë, fletërrufe, buletine), radio e televizion, si dhe formave e aktiviteteve të lira (muzikore, sportive, letrare, afariste-biznesi) do të ruhet dhe zhvillohet fryma e të parëve tanë.
2.3. Humanitare
Si prijëse dashamire e bashkësisë shqiptare, pjesëtarëve të kombit shqiptar dhe anëtarëve kanadezëdo t'iu afrojë sipas mundësisë dhe nevojave përkrahje morale dhe materiale. Shoqata e bashkësisë shqiptaro-kanadeze nuk është organizatë politike, por ajo ka të drejtë të përkrahë të gjitha përpjekjet shqiptare që janë legjitime dhe demokratike si dhe të solidarizohet me popullin shqipëtar në vendlindje pavarësisht nga përkatësia territoriale apo fetare. Të gjithë do të trajtohen njëlloj, njerëzisht, shqipëtarë dhe kanadezë.
2.4. Nxitëse dhe motivuese
Ofrim kushtesh për afrimin dhe pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve në veprimtaritë e shoqatës.
2.5. Ndërmarrëse
Me vetëdije dhe ndërgjegje të plotë, pandërprerë të bëhet përmirësimi dhe zhvillimi i Shoqatës që më vonë të themelohen edhe degët e shoqatës bazë.
Neni 3: Anëtarësia në Shoqatë
3.1. Lloje anëtarësish: anëtarë të rregullt dhe anëtarë nderi.
3.2. Anëtarët e rregullt
3.2.1. Të drejtë anëtari gëzon çdonjeri që është:
a) pjestar i kombit shqipëtar;
b) banor i Ontarios ose nënshtetas i Kanadasë;
c) me moshë madhore (18 vjet e sipër);
d) që përfaqon dhe i përmbahet rregullores së Shoqatës;
e) që nënshkruhet dhe paguan vullnetarisht anëtarësi vjetore;
f) që dëshmon pagesën e anëtarësisë me librezë ose kartë,
g) anëtarësia duhet të paguhet brenda tremujorit të parë, ndërsa anëtarët e rinj paguajnë menjëherë përqindjen (pjesë) prej ditës kur anëtarësohen.
3.2.2. Pranimi dhe largimi i anëtarëve
Pranimin apo largimin e anëtarëve do ta kryejë Këshilli zbatues. Pranimi do të bëhet sipas Nenit 3.2.1, ndersa largimi siç vijon:
a) terheqje të vërejtjes;
b) parapërjashtim;
c) përjashtim;
d) por anëtari i larguar ose ai i papranuar ka të drejtë ankimi pranë Këshillit të Nderit.
3.2.3. Pushimi i anëtarësisë
Pushimi i anëtarësisë fuqizohet nën këto rrethana:
a) paralajmerim dorëheqjeje (me shkrim);
b) ndërrim jete (vdekje);
c) humbje e banorsisë (nënshtetësisë), por mund të mbetet si anëtar nderi me vetëpelqim;
d) mospagim anëtarësie;
e) largim nga anëtarësia sipas Nenit 3.2.2 dhe 8.4.1.
3.2.4. Të drejtat e anëtarëve
Çdo anëtar i Shoqatës me anëtarësi të paguar në kohë ka të drejtë pjesëmarrjeje në Kuvendin e përgjithshëm (Asamblenë gjenerale) të votojë, të zgjedhë dhe të zgjidhet. Çdo anëtar i pranishëm në mbledhje ka të drejte vote.
3.2.5. Asnjë anëtar nuk ka të drejtë të kumtojë botërisht (deklarojë publikisht) asgjë në emër të Shoqatë pa leje paraprake nga Këhilli zbatues, pëveç zëdhënesit.
3.2.6. Anëtarët e shkuar në moshë (pensionistët), studentët dhe të papunësuarit do të paguajnë anëtarësi për gjysmë ose do të lirohen fare, varësisht nga vlerësimi i rrethanave që do ta bëjë Këshilli zbatues.
3.2.7. Anëtarët e familjes (bashkëshort-i/ja dhe femijët madhor) po ashtu gëzojnë të drejtë anëtarësië në Shoqatë. Të gjitha pikat (dispoziatat) e Nenit 3.2 u përkasin edhe anëtarëve të familjes.
3.3. Anetar nderi
3.3.1. Kushtet dhe kërkesat për anëtar nderi janë gati të njëjta si për anëtar të rregullt, të përcaktuara në Nenin 3.2.1, me përjashtim të Nenit 3.2.1(a); do të thotë nënshtetasit kanadezë ose të tjerë që janë dashamirës të kombit shqipëtar.
3.3.2. Pranimi i anëtarëve të nderit
Pranimin e anëtarëve të nderit e bën Kryesia, vendimi i së cilës është i pandryshueshem dhe përfundimtar.
3.3.3. Pushimi nga anëtarësia e nderit
Pushimi nga anëtarësia e nderit është i njëjtë me Nenin 3.2.3, me përjashtim të Nenit 3.2.3 (c) ose (d) por me leje të Këshillit.
3.3.4. Të drejtat e anëtarëve të nderit
Çdo anëtar nderi i shoqatës (me anëtarësi të paguar ose të lirë, varësisht nga vendimi i udhëheqsisë), ka të drejtë pjesëmarrjeje në Kuvendin e përgjithshëm, në mbledhje dhe aktivitete të tjera, por nuk ka të drejtë vote, të zgjedhë ose të zgjidhet; ka vetëm të drejtë propozimi ose rekomandimi.
3.3.5. Përjashtimi nga anëtarësia e nderit
(a) Anëtarët e nderit të cilët me veprimtarinë e tyre, brenda a jashtë Shoqatës, bien në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e kësaj Shoqate ose kanë shkelur ligjin shtetëror, do të privohen (zhvishen) nga anëtarësia dhe do të largohen nga nderi i Shoqatës. Këtë vendim e merr Këshilli i nderit me kërkesë të Këshillit zbatues (K. ekzekutiv) dhe në përputhje me pikat e Nenit 8.
(b) Asnjerit, që do të japë dorëheqje ose vullnetarisht largohet nga Shoqata, s'do t'i kthehen të hollat ose dhurimet e çfarëdolloj natyre qofshin ato.
3.4. Prania e joanëtarëve në Shoqatë
Një prani e kësaj natyre do të lejohet vetëm me bashkëshoqërim të anëtarëve ose me leje të nëpunësit shërbyes të Shoqates.
Neni 4. Mbarështimi (administrimi ose mirëvajtja)
Punën drejtuese dhe udhëheqëse të Shoqatës do ta ushtrojnë këto trupa:
(a) Kuvendi i Përgjithshëm (Asambleja gjenerale);
(b) Këshilli zbatues (ekzekutiv);
(c) Këshilli i llogarisë (kontrollues kontabilist);
(d) Këshilli i nderit (disiplinor).
Neni 5: Kuvendi i Përgjithshëm (Asambleja gjenerale)
5.1. Kuvendi i pergjithshem do të përbëhet prej atyre anëtarëve të Shoqatës që dallohen si njerëz me peshë dhe përkushtim të madh. Kuvendi i përgjithshëm është organi më i lartë i Shoqatës dhe çdo çështje do të zgjidhet me fitimin e shumicës së votave, pëndryshe do të bëhet mbështetje në veçoritë (specifikat) e kësaj rregulloreje ose aktit të korporatave kanadeze. Kuvendi i pergjithshëm i përmbahet me besnikëri kërkesave të rregullores.
5.2. Mbledhjet
Kuvendi i përgjithshëm mban dy lloje mbledhjesh të përgjithshme:
a) mbledhje të rregullta (këtu përfshihet edhe mbledhja zgjedhore);
b) mbledhje të jashtëzakonshme.
5.2.1. Mbledhjet e rregullta
a) Mbledhja e rregullt e Kuvendit të përgjithshem mbahet një herë brenda vitit kalendarik dhe jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) muaj nga mbledhja e fundit. Dita dhe vendi i mbajtjes së mbledhjes së rregullt do të caktohen nga Këshilli ekzekutiv. Mbledhjet e tjera mbahen sipas nevojës ose kërkesës së anëtarëve duke u përqëndruar në pikat e mëposhtme:
b) Lajmërimin me shkrim do ta bëjë po ashtu Këshilli në detyrë, lajmërim i cili do t'i postohet çdo anëtari, të pakten 21 (njëzetë e një) ditë para mbledhjes.
c) Lajmërimi do të përfshijë (cekë):
(1) datën, kohën dhe vendin e mbledhjes;
(2) rendin e ditës;
(3) shkresa të rëndësishme për pikat e rendit të ditës.
a) Kuorumi (shumica e duhur e anëtarëve të pranishëm për të sjellë ose për të votuar një vendim) për mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm është një e treta e anëtarëve më me përkushtim dhe peshë. Nëse me rastin e mbledhjes së Kuvendit mungon kuorumi që ta hapë mbledhjen, Këshilli zbatues do të ricaktojë ditë tjetër jo më gjatë se 30 (tridhjetë) ditë nga dita e mbledhjes së pambajtur. Në mbledhjen e ardhshme, pas afatit të lartpërmendur, vetë anëtarët e pranishëm do ta përbëjnë kuorumin.
b) Asnjë arsyetim mosardhjeje në mbledhje nuk do ta prishë apo shpallë të pavlefshme mbledhjen e mbajtur. Që të bëhet shmangia (evitimi) e njoftimit të dobët e të pasaktë, lajmërimi do të bëhet sipas adresës së fundit dhënë Shoqatës (që anëtari e ka lënë në Shoqatë).
c) Mbledhja thirret nga kryetari i Shoqatës. Si pikë e parë pune, për udhëheqje të mbledhjes, me ngritje të duarve zgjidhen kryesuesi i mbledhjes dhe dy (2) sekretarë.
d) Mbledhjen e udhëheq kryesuesi i zgjedhur sipas rendit të ditës së paralajmëruar. Sekretarët janë përgjegjës për përgatitjen dhe mbajtjen e regjistrit dhe bisedëshkrimit (protokollit). Pas miratimit, bisedëshkrimi nënshkruhet nga kryesuesi dhe dy sekretarët. Me të mbaruar mbledhja, të gjitha bisedëshkrimet dhe shkresat (procesverbalet dhe dokumentat) shkojnë në duar të Këshillit zbatues dhe arkivohen.
e) Për ndërrimin e pikave të rendit të ditës duhen 2/3 (dy të tretat) e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
f) Në çdo mbledhje të rregullt, si pjesë plotësuese e rendit do të bashkangjiten edhe:
1. pasqyra e punës (raporti i) së Këshillit zbatues;
2. raporti financiar i arkëtarit;
3. raporti i llogaridhënësve mbikqyrës;
4. emërimi i llogaridhënësve të rinj;
5. autorizimi i pagesave dhe rimbursimeve.
5.2.2. Mbledhjet e jashtëzakonshme
Kuvendi i Përgjithshëm mund të thirret edhe në mbledhje të jashtëzakonshme nga Këshilli zbatues ose të ftohet me shkrim.
5.3. Detyrat dhe fuqia e Kuvendit të Përgjithshëm, janë me sa vijojnë:
a) të zgjedhë anëtarë për organet e Shoqatës në bazë të rregullores;
b) të fuqizojë, përmirësojë dhe shfuqizojë ndonjë pikë të Kushtetutës së Shoqatës sipas ngutshmërisë dhe në përputhje me pikat e Nenit 11;
c) të marrë parasysh pasqyrat e punës, protokollet, raportet dhe njoftimet e të gjitha Këshillave;
d) të shqyrtojë dhe miratojë veprimtarinë e Këshillit zbatues;
e) të vendosë për shpërndarjen (prishjen) e Shoqatës në përputhje me pikat e Nenit 12;
f) të zbatojë vendimet e paraqitura nga Këshilli zbatues (anëtarët).
Neni 6: Këshilli zbatues (Këshilli ekzekutiv)
6.1. Këshilli zbatues është një organ jetësues i detyrave të Shoqatës. Përbëhet prej nëntë (7+2) anëtarëve, të gjithë të zgjedhur nga Kuvendi i Përgjithshëm në mbledhjen zgjedhore. Anëtarë e Këhillit nëfjalëjanë kryetari, nën-kryetari (mundet dy nënkryetarë), sekretari, arkëtari, ndihmës-sekretari, ndihmës-arkëtari dhe dy vendplotësime (rezervat). Nëse zgjidhien dy nënkryetarë atëhere njëri nga vendplotësimet do të jetë përgjegjësi ose nëpunësi shërbyes në vendshoqatë.
6.2. Zgjedhjet (votimet)
6.2.1. Këshilli zbatues zgjidhet nga Kuvendi i Përgjithshëm me mandat njëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, që votohet sërish por me kusht që pesëdhjetë përqind (50) e kryesisë të zgjidhen anëtarë të rinj. Votimi bëhet me ngritje të duarve; votimi mund të jetë i fshehtë, me fletëvotime të fshehta, nëse Kuvendi me shumicë votash vendos ashtu.
6.3. Detyrat e ushtruesve (nëpunësve)
Kryetari është ushtrues kryesor i Shoqatës, kryeson mbledhjet e Këshillit zbatues dhe përfaqëson Shoqatën. Prej kohe me kohë ai mund ta ngarkojë nënkryetarin/ët me detyrën që mban ose pjesë të saj. Kryetari do të kujdeset për udhëheqjen e Shoqatës dhe kryerjen e detyrës së Këshillit udhëheqës.
Nën-kryetari i ndihmon kryetarit dhe e zëvëndëson atë. Flet në emër të Shoqatës, varësisht nga pëlqimi i Këshillit ose në marrëveshje me kryetarin. Për lehtësim qeverisjeje mund të zgjidhen dy nënkryetarë. Njëri nga këta përcaktohet me detyrë të drejtpërdrejtë për degët e Shoqatës, bazës.
Sekretari kujdeset për mirëmbajtjen e bisedëshkrimeve dhe shkresave (proçesverbaleve dhe dokumentave) jofinanciare të fondit apo fondeve të Shoqatës. Sekretari, po ashtu harton planprogramin njëvjeçar të veprimtarisë së Shoqatës duke u mbështetur edhe në kontributin e ndihmës-sekretarit.
Arkëtari kujdeset për fletoret (regjistrat), shkresat dhe dëftesat financiare si dhe për rritjen e buxhetit, mirëvajtjen e fondeve të Shoqatës. Arkëtari po ashtu mban llogari për çeshtjet dhe detyrimet tatimore duke u lidhur edhe me kontributint e ndihmës-arkëtarit. Ndihmës-sekretari i ndihmon sekretarit dhe prej kohe me kohë, pjesërisht a plotësisht, mund të ngarkohet me detyrë nga sekretari.
Ndihmës-arketari i ndihmon arkëtarit dhe prej kohe me kohë, pjesërisht a plotësisht, mund të ngarkohet me detyrë nga arkëtari.
Nëpunësi përgjegjës mban rend në vendshoqatë dhe u përmbahet udhëzimeve të Kryesisë ose marrëveshjes nëse do të emërohen nënpunës shërbyes në qendrën e Shoqatës, e cila mund të jetë klub. Kryesia, në pajtim me anëtarët, mund të lëshojë me qira vendshoqatën ose të bëjë orar pune. Për këtë post mund të emërohet njëri nga vendplotesimet. Arkëtari dhe ndihmësi i tij mbikqyrin të ardhurat nga kjo punë.
Dy vendplotësuesit sipas shkallës së zotësisë, kualifikimit dlie nevojës, dy rezervat në kryesi do të plotësojnë vendet e lira ose të liruara.
a) Çdo vend i lirë për anëtar të këshillit zbatues do të plotësohet nga vendplotësuesit rezervë të zgjedhur në përbërje të vetë Këshillit. Nëse vendi i kryetarit lirohet, atëhere atë vend e zë nënkryetari, ndërsa vendet tjera i plotëson vetë Këshilli zbatues;
b) Kuorumi (shumica) i Këshillit është pesë (5) vetë ose mbi 50;
c) Një ushtrues mund të mbajë edhe dy detyra (poste) çfarëdolloj qofshin ato; d) Nënpunësi (ushtruesi) i zgjedhur nuk duhet ta pranojë detyrën nëse nuk ndihet i aftë ta kryejë atë.
6.4. Të drejtat dhe fuqia e Këshillit zbatues
Gjatë periudhës midis mbledhjeve të kuvendit të përgjithshëm që mbahet për zgjedhjen e Këshillit Ekzekutiv (zbatues) të Shoqatës, ky këshill është organi më i lartë zbatues; çdo çështje do të zgjidhet me shumicë votash po të mos kërkohet ndryshe në rregulloren kushtetuese. Në emër të Shoqatës Këshilli zbatues mund:
a) Të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për sendërtimin (realizimin) e pikësynimeve të Shoqatës duke iu përmbajtur rreptësisht rregullores burimore;
b) Të sigurojë mirëqenien e marrëdhenieve me mjetet e informimit publik, me qeverinë, me organizata të tjera simotra si dhe me gjërë, brenda bashkësisë shqiptaro-kanadeze (komunitetit);
c) Të themelojë ose ndalojë degë të tjera të Shoqatës. Mandatin e tyre e përcakton vetë Këshilli zbatues;
d) Të blejë ose shesë paisjet e duhura për nevoja të Shoqatës;
e) Të hapë ose mbyllë llogari rrjedhëse në bankë;
f) Të derdhë (depozitojë) ose tërheqë të holla (fonde) qoftë në banka qoftë në truste. Në emër të Shoqatës mund të pranojë ose t'ju lëshojë pagesa palëve të tjera. Me këtë rast, nënshkrimi i dy drejtuesve do të mjaftojë për leje, qoftë i arkëtarit me nënkryetarin, apo ndihmësarkëtarit me kryetarin. Kur ta lypë nevoja, arkëtari ngarkon pjesërisht ose plotësisht me detyrën e tij njërin nga të tre të lartpërmendurit.
g) Të caktojë shumën (kuotën) e anëtarësisë vjetore në Shoqatë.
h) Të bashkëpunojë me shoqata e organizata të tjera, të cilat kanë qëllime dhe synime të njëjta me shoqatën amë.
i) Të mblidhet sipas udhëzimeve të kryetarit i cili do të kujdeset edhe për mbledhjet e jashtëzakonshme që duhet të mbahen brenda katër (4) ditëve nga ndodhia e paparashikuar dhe të ketë të pranishëm të paktën pesë (5) anëtarë të vetë Këshillit ose mbi 50%. Njoftimi të bëhet të paktën dyzet e tetë (48) orë para mbledhjes.
6.5. Përgjegjësia
Këshilli zbatues ka këto përgjegjësi kryesore:
a) Të udhëheqë e qeverisë Shoqatën në bazë të rregullores;
b) Të përgatisë pasqyra periodike të punës, vështrime dhe raporte për Kuvendin e përgjithshëm rreth veprimtarisë së Shoqatës;
c) Në fund të mandatit të vet, të raportojë për veprimtarinë e tij, të thërrasë dhe përgatisë mbledhjet e kuvendit të përgjithshëm;
d) Të mbajë mbledhje me anëtarët çdo dy ose tre muaj;
e) Të mbajë pasqyrë-evidencë të rregullt për:
– fletoren (regjistrin) e anëtarëve;
– fletoren e llogarive të hyrjeve dhe daljeve (debit-kredit);
– bisedëshkrimin (procesverbal, protokoll);
– fletore inventari;
– dosje pasqyre (raportesh) të të gjitha organeve dhe degëve të Shoqatës;
– shkresa (dokumente) të tjera që kërkohen me rregullore ose ligj;
– të bëhet pasqyrë e veçantë për materialet e konsumit në zyrë si p.sh. letër shkrimi, zarfe, pulla poste, toner për makinën e fotokopjeve, etj.
– evidencë për mungesat e anëtarëve të Këshillit.
6.6. Pushimi i anëtarëve të Këshillit zbatues
a) Anëtari mund të pushohet nga detyra për një shkak sipas mënyrës së përcaktuar në Nenin 9.
b) Nëse anëtari i Këshillit, pa ndonjë arsyetim paraprak dhe pa pëlqim të vetë Këshillit, mungon nga mbledhjet e këtij Këshilli, gjatë cilitdo katërmujorësh, mungesat e tij do të merren si dorëheqje vullnetare dhe vendi i tij do të plotësohet menjëherë.
6.7. Dëmshpërblimi dhe mbrojtja e anëtarëve të Këshillit zbatues
Çdo anëtar i këshillit të Shoqatës ose kushdo qoftë që ngarkohet me detyrë dhe detyrim (si p.sh. hua, dëmshpërblim) në emër dhe me leje të Shoqatës, prej ose kundër; të gjitha shpenzimeve, detyrimeve (huave), përgjegjësive të shkaktuara në emër dhe me leje të Shoqatës.
6.8. Ruajtja e fshehtësisë së bisedëshkrimeve dhe procesverbaleve të mbledhjeve Të dhënat dhe shënimet të mos shpalosen botërisht përveç anëtarëve të Shoqatës.
6.9. Ushtruesit e detyrave (nëpunësit)
Këshilli zbatues, në emër të Shoqatës, mund të punësojë njerëz te aftesuar (ndihme profesionale si p.sh. jurist ose kontabilist) për jetësimin dhe zbatimin e detyrave të ngutshme dhe të pashmangshme (urgjente dhe të paevitueshme). Kushtet rreth punësimit do të caktohen nga Këshilli dhe pala pranuese e detyrës.
Neni 7: Këshilli i llogaridhënies dhe Komisioni kontrollues i llogarisë përfundimtare
7.1. Përgjegjësitë
Këshilli i llogaridhënies është përgjegjës për shqyrtimin dhe mbikqyrjen e faturave financiare të Shoqatës; i përbërë prej kryesuesit dhe dy bashkëanëtarëve, që të gjithë të zgjedhur nga Kuvendi i përgjithshëm në mbledhjen zgjedhore.
7.2. Zgjedhje
Këshilli i llogaridhënies zgjidhet nga Kuvendi i përgjithshëm me mandat të njëjtë si të Këshillit zbatues.
7.3. Detyrat e anëtarëve të këshillit të llogaridhënies
a) T'i shqyrtojë dhe mbikqyrë faturat financiare dhe inventarin e Shoqatës si dhe të njoftojë (raportojë) në mbledhjen e Kuvendit të përgjithshëm.
b) Nëse shfaqet nevoja për mbikqyrje të ngutshme (kontroll urgjent) të llogarive dhe dëftesave financiare, kjo mund të bëhet në periudhën midis mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të përgjithshëm.
c) Nëse nga kontrolli financiar zbulohet humbje e deficit, ta paralajmërojë kryesinë.
d) Nëse heton lëshime, gabime dhe humbje që rrezikojnë mirëqenien e Shoqatës, me shkrim duhet ta lajmërojë Këshillin zbatues dhe nëse ky këshill nuk ndërmerr masa të duhura, atëhere Këshilli i llogaridhënies ka të drejtë të kërkojë nga Këshilli zbatues që të njoftohen të gjithë anëtarët e Shoqatës ose ta lajmërojë Këshillin e nderit, pastaj të thirret mbledhje brenda tridhjetë (30) ditëve që nga dita e paralajmërimit.
e) Në rast keqpërdorimi (a keqsjelljeje) do të zbatohen pikat e Nenit 9.
Neni 8: Këshilli i nderit (Këshilli disiplinor)
8.1. Domethënia dhe definicioni
Këshilli i nderit është trup që vështron, mat dhe udhëzon (rekomandon) Këshillin zbatues rreth gëzimit të së drejtës dhe ankesave si dhe largimin apo pushimin nga anëtarësia. Veç kësaj, ai mund të veprojë si ndërmjetës midis paleve (në marrëveshje).
8.2. Përbërja
Këshilli i nderit përbehet nga kryesuesi dhe dy bashkëanetare të zgjedhur nga kuvendi i përgjithshëm. Dëshirimisht ky numër mund të rritet por gjithmone të jetë tek, për shkak të votimit.
8.3. Zgjedhjet
Zgjedhjet janë të njëjta si për Këshillin e llogaridhënies, sipas Nenit 7.2.
8.4. Ecuria e punës (procedura)
8.4.1. Shqyrtimi i ankesave:
a) Nëse del ndonjë ankesë përkitazi me Nenin 3.2.3 dhe 3.3.5, ajo do të shqyrtohet dhe do të merret vendim në bazë të këtij neni.
b) Të merren parasysh dëshmitë dhe faktet që i përkasin ankuesit si dhe palëve pjesëmarrëse. Anëtarit do t'i jepet e drejtë fjale.
c) Rasti të ndriçohet në përputhje me kërkesat e rregullores. Për vendimin e marrë do të njoftohet si Këshilli zbatues ashtu edhe palët pjesëmarrëse.
8.4.2. Këshilli i nderit do t'i përcaktojë vetë ecuritë e punës dhe në ndërkohë do të këshillohet edhe me këshillin zbatues.
Neni 9: Largimi i anëtarëve të Këshillit zbatues, Këshillit të llogaridhënies, Këshillit të nderit ose nëpunësve (ushtruesve)
9.1. Ankesat kundër anëtarëve të të gjitha këshillave ose kundër nëpunësit dhe vendimet për largimin apo pushimin e tyre duhet të parashtrohen në mbledhjen e rregullt ose atë të jashtëzakonshme të kuvendit të përgjithshëm. Në këtë mbledhje, Kuvendi mund të mos ndërmarrë asgjë drejtpërdrejtë, por që të zgjidhet lënda e paraqitur, Kuvendi lypset të caktojë të ashtuquajturin Këshill të posaçëm (Këshill special). Ky këshill i posaçëm do të përbëhet prej anëtarëve të të gjitha këshillave që do të bëjnë hetime dhe më vonë do të njoftojnë për përfundimin dhe vendimin.
9.2. Ankesa do të shqyrtohet, rasti do të hetohet dhe do të sillet vendim nga Këshilli i posaçëm në përkim me Nenin 9.1. Kuorumi për vendim që do të merret nga ana e Këshillit të posaçëm është nëntë (9) veta. I fajësuari (akuzuari) dhe ankuesi s'kanë të drejtë vote. Vendimi i plotëfuqishëm për largim do të pranohet vetëm me kuorum me fitim votash të shtatë (7) nga nëntë (9) anëtarë me të drejtë vote. Votimi bëhet vetëm i fshehtë.
Neni 10: Fuqizimi, shfuqizimi dhe përmirësimi i rregullores
Fuqizimi, shfuqizimi dhe përmirësimi i rregullores mund të bëhet vetëm në mbledhje të rregullt të Kuvendit të përgjithshëm, me fitim të tre të katërtave të votave të anëtarëve, në përgjithësi. Të merret parasysh ecuria rreth përmirësimit (amendamenteve) të rregullores në bazë të pikave të Nenit 5.2.1 (b).
Neni 11: Shpërndarja ose prishja e Shoqatës
Vendim për shpërndarje të Shoqatës mund të sillet vetëm në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të përgjithshëm. Për vendimin e këtij miratimi nevojiten votat e tre të katërtave të anëtarëve të Shoqatës. Po qe se vjen deri te prishja e Shoqatës, pasuria inventareske nxirret në shitje që të shlyhen detyrimet (lahen borxhet), ndërsa mbetja e vlefshme shndërrohet në mjete monetare (financiare) deponuese ose investuese për një afat të pacaktuar ose edhe të caktuar sipas dëshirës së shumicës së pranishme në mbledhjen e jashtëzakonshme. Të njëjtat mjete më vonë mund të tërhiqen nga dy (ose tre) të nënshkruarit arkëtarë dhe kryetari por vetëm për qëllime të njëjta ose të ngjashme në shërbim të Bashkësisë shqiptaro-kanadeze (komunitetit); nënkuptohet, nëse ligji i punës së bashkuar lejon një gjë të tillë.
Neni 12: Shpjegimi (interpretimi)
Fjalët në njëjës dhe ato të gjinisë mashkullore njëkohësisht shprehin kuptim edhe për numrin shumës si dhe gjininë femërore të emrave ose anasjelltas, po qe se nuk shpjegohen ndryshe.
Neni 13: Rregullat dhe rregullsitë
Anëtarët e Këshillit zbatues mund të hartojnë rregulla që do të jenë në përputhje me vetë rregulloren, të cilat do të mund të vihen në fuqi vetëm në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të përgjithshëm.
Neni 14: Kushtet e nenit të përkohshëm
Neni i përkohshëm 1: para përfundimit te ecurive regjsitruese, këshilli zbatues mban të drejtë të bëjë përmirësime dhe korrigjime të vogla të lindura nga rrethanat, si p.sh. obligimi ndaj autoriteteve.
Neni i përkohshëm 2: mbetet i zbrazët (i lirë).
Neni i përkohshëm 3: me të përvetësuar këtë rregullore, anëtarët që banojnë jashtë Ontarios dhe Kanadasë drejtpërdrejtë quhen anëtarë nderi.
Neni i përkohshëm 4: kur të bëhet regjistrimi i Shoqatës (dhe udhheqësve) pranë autoriteteve shtetërore, periudha e fundit do të shlyhet dhe periudha vijuese do të futet në Nenin 2.5, mbajtur (si pronë) në emër të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze me seli në Toronto.
Neni 15: Porosia e rregullores (mesazhi)
Duke marrë parasysh superstrukturën, pikëpamjet dhe botëkupimet e një populli, rregullorja e Shoqatës se Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, rëndësi të veçantë i përkushton rrugës për bashkim dhe bashkëpunim. Nënkuptohet se asgjë nuk kënaq shumicën, prandaj parë nga këndi demokratik, nga çdo pjesëtar i kësaj bashkësie kërkohet sinqeritet dhe tolerancë. Kjo rrugë drejton nga ngritja dhe përparimi i popullit në përgjithësi dhe çdo individi në veçanti. Shkurt e shqip: Mënjanë interesat private dhe t'i lirohet rruga qëllimit "Bashkimi para së gjithash" (Shqiptarizmi para së gjithash).
Neni i Nderit
Në vendshoqatë do të mbahet flamuri kanadez krahas flamurit tonë kombëtar si dhe fotografia ose piktura e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Me pëlqim të anëtarëve mund të vihen edhe fotografi të tjera.
Shënim: Kjo rregullore nuk është një këshillë ligjore por vetëm udhëzim dhe natyrisht ka nevojë për rishikime të herëpashershme
Toronto, Kanada, 1 Nëntor l990